November 20, 2025
1 min read

Zhvillimet e fundit, konferencë për media në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit

Pas zhvillimeve të sotme në Këshillin Prokurorial, është caktuar të mbahet konferencë në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Konferenca do të mbahet në orën 13:00.

Sot KPK e ka shkarkuar Besim Kelmendin nga pozita e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Ky vendim erdhi me pesë vota për, ndërsa në vendin e Kelmendit si UD. u caktua Agron Qalaj.

Ndryshe, Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) reagoi ashpër ndaj vendimit që e quajti të paligjshëm, arbitrar dhe abuziv të një pjese të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Sipas tyre, kjo është përpjekje për të ruajtur përbërjen korporatiste dhe kontrollin e sistemit prokurorial nga grupi i stërvjetëruar i interesit brenda sistemit prokurorial.

Latest from Blog

Trump: Vazhdojeni protestën, ndihma po vjen!

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump ka reaguar pas protestave në Iran. Ai u ka bërë thirrje demonstruesve në Iran që të “Vazhdojnë të protestojnë”. Si rezultat i dhunës kundër protestuesve, Trump thotë

“Onlajn” hyn në fjalorin e Gjuhës Shqipe

Të martën është publikuar online Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe, i cili përmban rreth 125 mijë njësi leksikografike dhe konsiderohet si fjalori më voluminoz i gjuhës shqipe deri më tani. Në Fjalorin
Go toTop