November 20, 2025
1 min read

Osmani thotë se Konjufca ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë

Presidentja Vjosa Osmani, është deklaruar rreth sigurimit të numrave nga mandatari Glauk Konjufca për të krijuar qeverinë, por që i njëjti të mërkurën e 19 nëntorit dështoi të bëhej kryeministër.

Osmani tha se Konjufca ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë.

Pos kësaj, e para e vendit tha se Kushtetua kërkon që t’i jepet mandati atij apo asaj që i ka gjasat dhe jo garancat.

“Dita kur është kërkuar mandati, [Konjufca] më ka informuar qartë se me kë është duke komunikuar, dhe unë e kam thënë publikisht se fjala është për deputetë individual. Ai ka qenë vetëm pak vota larg krijimit të qeverisë, dhe Kushtetuta kërkon që t’i jepet mandati atij apo asaj që i ka gjasat dhe jo garancat”, u shpreh ajo.

Latest from Blog

Go toTop