November 20, 2025
1 min read

Osmani takon Prattipatin, flasin për zgjedhjet dhe bashkëpunimin bilateral

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur të enjten në takim të ngarkuarën me punë të ShBA-së, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme.

“Presidentja theksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike”, u tha në njoftim.

Gjithashtu, në takim thuhet se u trajtuan edhe çështje të ndryshme të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast “Osmani ritheksoi përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me aleatin më të rëndësishëm strategjik”.

Presidentja Osmani ka caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme për 28 dhjetor.

Latest from Blog

Hapet zyrtarisht Gjykata Administrative

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), në mbledhjen e tij të 363-të, ka marrë vendim që Gjykata Administrative të fillojë punën nga data 5 maj 2026. Gjykata Administrative do të funksionojë si gjykatë
Go toTop