November 20, 2025
1 min read

Trafiku Urban: Nga java e ardhshme rrezikon të pezullohet plotësisht transporti publik

Trafiku Urban, ka bërë të ditur se shërbimi i transportit publik rrezikon të pezullohet plotësisht nga java e ardhshme.

Kjo për shkak të pamundësisë financiare të shkaktuar nga bllokimi i mjeteve buxhetore.

Në njoftim thuhet se kjo situatë ka ardhur si rezultat i moslëshimit të mjeteve nga Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Financave, çka ka pamundësuar Komunën e Prishtinës të shlyejë detyrimet ndaj ndërmarrjes.

“Si rrjedhojë, “Trafiku Urban” po përballet me vështirësi të theksuara financiare, duke cenuar funksionimin operativ dhe aftësinë për të vazhduar ofrimin e shërbimit për qytetarët. Pavarësisht bilancit pozitiv dhe performancës së qëndrueshme të ndërmarrjes, vonesat në pagesa që nga muaji korrik kanë prekur furnitorët, partnerët bashkëpunues dhe proceset e brendshme teknike, duke krijuar rrethana që e bëjnë të pamundur operimin e rregullt”, thuhet në njoftim.

“Trafiku Urban” mbetet i përkushtuar ndaj shërbimit publik dhe apelon për zgjidhje të menjëherëshme të bllokimit financiar, në mënyrë që të shmanget ndërprerja e qarkullimit për rreth 60 mijë qytetarë që përdorin transportin çdo ditë.

Latest from Blog

Go toTop