November 20, 2025
1 min read

Osmani bisedon me Hargreavesin për zgjedhjet dhe marrëveshjen strategjike Kosovë-MB

Presidentja Vjosa Osmani, ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Presidenca tha se në takim u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend dhe për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

“Presidentja ritheksoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike”, u tha në njoftim.

Presidentja ka rikonfirmuar përkushtimin e vendit për avancimin e bashkëpunimit bilateral me Mbretërinë e Bashkuar, “veçanërisht në fushën e sigurisë, mbrojtjes, ekonomisë, tregtisë dhe të drejtave të njeriut, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj”.

“Në këtë frymë, u diskutua edhe për përgatitjet për të shtyrë përpara iniciativën e Presidentes për lidhjen e një marrëveshjeje strategjike me Mbretërinë e Bashkuar, ashtu siç ishte diskutuar me Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar gjatë vizitës së tij në Kosovë”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Presidentja Osmani, pas konsultave me partitë parlamentare në takimin e sotëm, ka caktuar datën e zgjedhjeve të parakohshme për 28 dhjetor.

Latest from Blog

Go toTop