November 24, 2025
1 min read

“Hekuran, a e ke marrë pagën ti?”, protestuesit kanë një pyetje për ministrin

Nga Komuna e Prishtinës deri te ndërtesa e Qeverisë, punëtorët e Trafikut Urban dhe ai privat kanë dalë për të protestuar lidhur me bllokimin e buxhetit për kryeqytetin.

Protestuesit po qëndrojnë para ndërtesës me pankarta në duar, ku kanë disa pyetje për ministrin në detyrë të Financave.

“Hekuran, a e ke marrë pagën ti?”, “Cili nga ju punon pa paga kaq kohë”, duke i bërë thirrje që “t’i lirojë mjetet” sepse “Prishtina është e të gjithëve”.

Bashkë me ta, në protestë është bashkuar edhe i pari i kryeqytetit, Përparim Rama.

Latest from Blog

Go toTop