Muhamet Hyseni, ka shkëlqyer në fitoren e Llapit 2:4 ndaj nënkampionit Ballkanit, ku i realizoi dy gola.
Hyseni u shpall “Ylli i javës” në xhiron e tetë të Superligës.
Pas pranimit të çmimit, ai u shpreh shumë i lumtur.
“Personalisht, jam i lumtur që jam rikthyer në Superligë, aty ku edhe e kam lënë, duke shënuar gola dhe duke u ndier mirë që po e ndihmoj ekipin drejt qëllimit për të qenë në pjesën e epërme të tabelës, që është edhe synimi ynë. Falënderoj bashkëlojtarët dhe stafin për ndihmën e dhënë që të bëjmë diferencën.” deklaroi ai për faqen zyrtare të FFK-së.
24 vjeçar, u rikthye te Llapi në formë huazimi nga skuadra daneze Horsens, ku ka shënuar rreth 5 gola në Superligë.