Këtë të hënë shënohet Prime i dytë në shtëpinë më të madhe në vend.
I pari nisi furishëm, derisa duket se banorët kanë reflektuar paksa nga sjelljet e tyre të mëparshme.
Tani për tani po mbizotëron atmosferë e qetë në shtëpi, ku disa nga konkurrentët po qëndrojnë në oborr duke shijuar rrezet e diellit, e disa të tjerë po përgatiten për natën që i pret.