Më 28 dhjetor do të mbahet zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Kjo temë shumë me rëndësi është trajtuar sot në edicionin më të ri të Kosova Today.
Një pjesë e cila u prek sot nga panelistët është edhe mundësia e koalicioneve mes subjekteve politike si dhe votat e diasporës.
Për këtë të fundit, analisti politik Arton Muhaxheri, deklaroi se partitë opozitare nuk duhet të frikësohen nga votat e diasporës.
Sipas tij, partia e cila duhet të frikësohet është Lëvizja Vetëvendosje.
Siç theksoi Muhaxheri, gjatë pesë vjet qeverisje nga VV-ja 210 mijë qytetarë janë larguar nga Kosova.
“Këta potencialisht nuk janë votues të Vetëvendosjes, mund të jenë të ish partive opozitare. Ajo çka duhet me iu frikësu votave të diasporës është vetëm Lëvizja Vetëvendosje dhe jo ish-partitë opozitare” u shpreh Muhaxheri.