Donald Trump ka shprehur gatishmëri për një plan paqeje të zhvilluar bashkërisht për Ukrainën, tha kancelari gjerman Friedrich Merz.
Duke folur në margjinat e samitit BE-Bashkimi Afrikan në Angola, Merz tha se paqja në Ukrainë nuk do të ndodhë brenda natës.
Ai ndër tjerash shtoi se nuk pret që ndonjë zhvillim të ndodhë edhe gjatë kësaj jave: “Nuk pres ndonjë përparim këtë javë”.
“Siç e dini – e raportova unë – ai shprehu gatishmëri për një plan paqeje të zhvilluar bashkërisht. Përfaqësuesit e Ukrainës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve anëtare të Bashkimit Evropian ia dolën ta arrinin këtë dje në Gjenevë dhe ne po e marrim këtë mesazh me vete. Ne e mirëpresim faktin që këto bisedime u zhvilluan në Gjenevë, dhe gjithashtu mirëpresim rezultatin e ndërmjetëm. Por ne gjithashtu e dimë se paqja në Ukrainë nuk do të ndodhë brenda natës”, tha Merz.
Kjo vjen pasi Trump tha në mediat sociale këtë mëngjes se “diçka e mirë mund të jetë duke ndodhur” në bisedimet e paqes në Ukrainë.