Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi D.N., për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”.
”Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka dorëzuar në Gjykatën Themelore në Prishtinë, një aktakuzë kundër të pandehurit D.N., për veprën penale “Krim i luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar me nenin 142, lidhur me nenin 30 të Ligjit Penal të Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, si ligj në fuqi në kohën e kryerjes së veprës penale.” thuhet në njoftimin e tyre.