November 24, 2025
1 min read

Tentim-grabitja e armatosur në Prishtinë, prokuroria jep detaje

Rreth orës 14:00 të ditës së sotme, Policia e Kosovës ka marrë një informacion për të shtëna me armë zjarri në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. Sipas Prokurorisë Themelore në Prishtinë, rasti ka të bëjë me një grabitje në tentativë, ndërsa autorët janë ende në arrati.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, bëri të ditur se organet e drejtësisë dhe hetimit janë duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kapjen e personave të dyshuar.

“Ju njoftojmë se në lagjen Bregu i Diellit ka ndodhur një grabitje në tentativë dhe kryerësit ende ndodhen në arrati.

Prokurori i shtetit, së bashku me njësitet e tjera relevante, janë duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore për arrestimin e personave të dyshuar për veprën penale ‘Grabitje në tentativë’ sipas nenit 317 lidhur me nenin 28, si dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’ sipas nenit 366 të KPRK-së.

Për çdo zhvillim të ri ju njoftojmë me kohë”, deklaroi Shala.

Latest from Blog

Go toTop