Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi një telefonatë me presidentin e Kinës, Xi Jinping, ku ata diskutuan për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, tha Shtëpia e Bardhë.
Sipas agjencisë shtetërore kineze të lajmeve “Xinhua”, Xi u bëri thirrje “të gjitha palëve” në konflikt të “zvogëlojnë dallimet”.
Ai përsëriti se Kina mbështet të gjitha përpjekjet që çojnë në paqe.
Kina ka mbetur një aleate e vazhdueshme e Rusisë gjatë gjithë pushtimit të Ukrainës dhe është blerësi kryesor i naftës ruse, së bashku me Indinë.