November 25, 2025
1 min read

Shala për Lladrovcin: Kryetar e kanë bo edhe votat e VV e LDK-së 

Kryetar të Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovcin e kanë bërë votat e ardhura nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kështu ka shprehur bindjen e tij, opinionisti Azdren Shala, në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.

Shala deklaroi po ashtu se, sipas tij, Bedri Hamza po e vlerëson gabim rrezikun elektoral që mund të vijë nga Lladrovci.

“Për mendimin tim, nuk e di ku e sheh Bedri Hamza rrezikun nga Lladrovci. Po, ky vërtetë e ka marrë një komunë, siç është Drenasi, por me një inxhinieri votash nga Vetëvendosja e LDK-ja, e kretj”, tha Shala.

Ai shtoi se suksesi i Lladrovcit në zgjedhjet lokale nuk mund të përsëritet në zgjedhjet parlamentare.

Lidershipi  i ri i PDK-së, nëse ka lidership, i cili po mendon se suksesin e zgjedhjeve lokale Ramiz Lladrovci e përsërit edhe në zgjedhjet e përgjithshme, gabon. Është e pamundshme, sepse në zgjedhjet lokale kryetar e kanë bë edhe votat e LDK-së dhe të Vetëvendosjes. Në zgjedhjet e përgjithshme, këto vota VV i merr për vete e LDK për vete”, deklaroi Shala.

Latest from Blog

Go toTop