Spektakli i Champions League, rikthehet sonte me superndeshje.
Ndeshja kryesore e së martës do të luhet në “Stamford Bridge”.
Me fillim nga ora 21:00 do të përballen dy gjigantët e futbollit evropian, Chelsea dhe Barcelona.
Pas katër xhirosh, “Blutë e Londrës” renditen të 12-tit me shtatë pikë duke arritur të marrin dy fitore dhe një barazim, derisa “blaugranët” janë një pozitë më lart, në të 11-tin.
Në përballjet direkte, Chelsea dhe Barcelona, i kanë 14 ndeshje në Ligën e Kampionëve, ku katër prej tyre i kanë fituar anglezët, gjashtë ndeshje përfunduan baras dhe katër të tjera nga spanjollët.
Barcelona në këto ndeshje i kanë tri gola më shumë të shënuara (22), kurse Chelsea (19).