Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se vendi i tij është gati të ecë përpara me një marrëveshje kornizë paqeje në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.
Zelensky theksoi se është i gatshëm të diskutojë pikat e ndjeshme të marrëveshjes së paqes me Donald Trump, por theksoi se në atë takim duhet të marrin pjesë edhe udhëheqësit evropianë, raporton Reuters.
Ai gjithashtu u bëri thirrje udhëheqësve evropianë të zhvillojnë një kornizë të realizueshme për vendosjen e të ashtuquajturave “forca bindëse” në Ukrainë.
Ai përfundoi duke thënë se aleatët e Kievit duhet të vazhdojnë të mbështesin Ukrainën derisa Rusia të tregojë gatishmëri për t’i dhënë fund pushtimit të saj.