November 26, 2025
1 min read

Vajza e Hazir Hazirit kërkon ndihmë nga shteti i Kosovës: Bëni gjithçka që të lirohet babai im nga Serbia

Vajza e Hazir Hazirit, i njohur si Zogu, që është ndaluar tash e disa muaj nga Serbia, po kërkon ndihmë nga shteti i Kosovës për lirimin e tij.

Në një video-mesazh të dërguar te gazetarja e Klan Kosovës, Vesa Hoda, e bija e Zogut, Kaltrina, thotë se babai i saj 77-vjeçar është në gjendje të rënduar dhe s’ka lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Në emër të familjes, ajo u bëri thirrje institucioneve që të bëjnë gjithçka të mundur që prindi i saj të lirohet nga shteti serb.

Ne e kemi vizituar disa herë, sepse komunikimi me telefon nuk i është mundësuar. Gjendja e tij psikologjike është e rënduar dhe po e përjeton rëndë, sidomos për moshën e tij, 77-vjeçare. Ai nuk ka asnjë lidhje me akuzat dhe po mbahet pa asnjë provë, asnjë dëshmi.

Kemi pasur kontakt me përfaqësuesin e Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, i cili e ka vizituar babain disa herë.

Thirrja jonë është shumë e qatë, i kërkojmë institucioneve të Kosovës, të bëjnë gjithçka të mundur, për lirimin sa më të shpejtë të babait tonë”.

Latest from Blog

Keqllogaritja që mund ta destabilizojë Ballkanin

Gara në armatim ekziston prej shekujsh, por pas Luftës së Dytë Botërore mori formë globale dhe sistematike, sidomos midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë. Armët bërthamore, raketat
Go toTop