by
November 26, 2025
1 min read

Memli Krasniqi udhëheq shtabin zgjedhor të PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Kryesisë, të udhëhequr nga kryetari Bedri Hamza, ku është diskutuar dhe vendosur për organizimin e partisë në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 dhjetorit.

Në këtë mbledhje, bëhet e ditur se kryesia ka miratuar formimin e Shtabit Qendror Zgjedhor i cili do të udhëhiqet nga ish-kreu i partisë, Memli Krasniqi, i cili sipas njoftimit të PDK-së “me përvojën, integritetin dhe profesionalizmin e tij, do të garantojë një organizim efikas dhe dinamik drejt fitores”.

PDK thekson mes tjerash në njoftim se hyn në zgjedhjet e muajit të ardhshëm “me unitet të plotë, me struktura të mobilizuara dhe me besim në projektin e saj për një qeverisje të përgjegjshme, stabile dhe në shërbim të qytetarëve”.

“Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë t’i informojë mediat dhe opinionin publik për secilin hap të mëtejmë të procesit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop