November 26, 2025
1 min read

Ramush Haradinaj për Shpat Kasapin: Sa isha në Hagë, ishte vullnetar në kampanjat për drejtësi për mua

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.

Ai tha se sa ishte në Hagë, Shpati ishte njëri prej vullnetarëve të kampanjave që kërkonin drejtësi për të.

“Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetëshme”, ka shkruar Haradinaj.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop