by
November 26, 2025
1 min read

Vdekja tragjike e dizajnerit Festim Isufi: Gruaja nuk është e dyshuar për rastin

Më 9 maj, dizajneri i njohur Festim Isufi, u gjet i vdekur në banesën e tij në rrugën B, në Prishtinë.

Kjo ngjarje e rëndë tronditi Kosovën.

Lidhur me rastin, detaje shtesë ka dhënë Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Zëdhënësja Kaltrina Shala, deklaroi se e kanë pranuar raportin e autosisë.

Ajo theksoi se gruaja e tashmë të ndjerit Rina Maloku, nuk është e dyshuar.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka pranuar raportin e autopsisë dhe ka intervistuar disa persona. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se nuk ekzistojnë dyshime të bazuara lidhur me këtë rast. R.M, nuk është e dyshuar dhe ndaj saj nuk është nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve”, deklaroi Shala.

“Megjithatë, prokuroria është ende në pritje të disa provave shtesë, të cilat ndihmojnë në zbardhjen e plotë të çështjes”, theksoi ajo.

Latest from Blog

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë vjedhur kasafortën e një xhamie në Kaçanik. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më
Go toTop