November 27, 2025
1 min read

Shqiptari i kërkuar për vrasje në Itali kapet në Kakavijë

Një shqiptar i kërkuar ndërkombëtarisht u arrestua nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës, në një operacion të oficerëve të policisë të Departamentit të Kontrollit të Pasaportave në bashkëpunim me Nëndrejtorinë e Prokurorisë dhe Hetimit të Krimeve të Janinës.

Gjatë kontrollit policor, u zbulua se 54-vjeçari shqiptar kishte një urdhër arresti evropian të lëshuar nga autoritetet italiane.

Urdhri kishte të bënte me vepra të rënda penale, duke përfshirë vrasje dhe lëndime të rënda trupore.

I arrestuari u shoqërua në prokurorinë kompetente, me qëllim fillimin e procedurave për ekstradimin e tij, transmeton Top Channel. 

Latest from Blog

Presidenti, PDK nuk merr pjesë në seancë

Pas pak pritet që të mbahet seanca për Presidentin. Burime të Klankosova.tv bëjnë të ditur se Partia Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në seancën e sontme. Bazuar në këtë
Go toTop