Ushtria e Kosovës, sot i ka hapur dyert për të gjithë qytetarët, për të shënuar 27 nëntorin – Ditën e Forcës së Sigurisë.
Kazerma “Adem Jashari” gumëzhinte nga zërat gazmorë të fëmijëve të cilët e kishin ‘pushtuar’ hapësirën ushtarake.
Kudo vëreshin fytyrat e gëzuara të tyre.
E një nga ta e përjetoi me emocion, takimin me presidenten Vjosa Osmani.
“Nuk e kam pritur që do të shoh” i tha presidentes.
E para e shtetit u rrethua nga përqafimet e vogëlushëve.