Kryeshefi i Ndërmarrjes “Pastrimi”, Petrit Reçica, ka folur rreth procesit të pastrimit të mbeturinave në Prishtinë.
Në emisionin “Fol me Arin”, Reçica tha se “Pastrimi” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, po krijojnë një plan që ta rikthejnë terrenin ku kanë operuar operatorë privatë, në zona të ndërmarrjes.
“Kemi pasur dy ose tri takime me Komunën e Prishtinës, dhe po mundohemi të bëjmë një plan të ri, të shpejtë, që të rikthejmë gradualisht terrenin edhe në ato zona ku ka operuar operatori privat, sepse ato kontrata ku ka operuar operatori privat veç janë në përfundim e sipër”, u shpreh Reçica.
Ai po ashtu shtoi se janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet për ta pastruar rajonin e Prishtinës nga mbeturinat.