November 27, 2025
1 min read

Zbulohet rrjet i madh i trafikimit të drogës në Itali, drejtohej nga shqiptarët

Një rrjet i madh i trafikut të drogës është zbuluar nga Policia Financiare e Brescias.

Siç raporton Euronews Albania, trafiku ndërkombëtar i drogës drejtohej nga klane shqiptare.

Sipas raportimeve, droga hynte në Itali nga dy drejtime kryesore: kokaina vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria.

Hetimi zbuloi gjithashtu se disa shoferë autobusësh transportonin drogën pa qenë në dijeni, ndërsa disa shoferë kamionësh ishin të përfshirë me vetëdije.

Latest from Blog

Go toTop