November 27, 2025
1 min read

Dhimbje përtej fjalëve: Artistët rrëfejnë momentet e fundit me Shpat Kasapin

Lajmi i trishtë që tronditi dje gjithë shqiptarët, ishte vdekja e këngëtarit nga Tetova, Shpat Kasapit.

Ai vdiq në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër,derisa po qëndronte në Itali për kurimin e djalit të tij trevjeçar.

Në emisionin “Kosova Today”, frontmeni i Elita 5, Arif Ziberi, tha se humbja e Shpatit është tejet e dhimbshme.

Ziberi tha se babai i Shpatit, Naim Kasapi ishte bashkëpunëtor i albumit të Elita 5 “Al Kapone”, derisa shtoi se si rrjedhojë e kësaj, artisti e njihte Shpatin kur ai ishte 5 ose 6 vjeç.

“E mbaj mend si një djalë shumë të bukur, të ëmbël, të shkathët. Dëshira e tij ishte të bëhej këngëtar, dëshira e tij u realizua por shumë shkurt e realizoi. Mendoj se ai kishte ende shumë për t’i dhënë artit shqiptar”, u shpreh Ziberi.

Nga ana tjetër, këngëtarja Arta Bajrami tha se Shpat Kasapin e kujton si një koleg shumë të mirë, duke shtuar se ai i ka lënë një përshtypje shumë të veçantë.

“Kush e ka njohur Shpatin, e ka ditur se çfarë djali i mirë ka qenë”, tha ajo.

Ndërkohë këngëtarja, Mimoza Shkodra, tha se i ndjeri ka pasur një karakter të hareshëm, të çiltër dhe nuk ka bërë askënd të ndihet keq.

“Kam shumë kujtime me të…”, tha pos tjerash ajo.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop