November 27, 2025
1 min read

Hamza uron amerikanët në Ditën e Falënderimeve: Mirënjohës për mbështetjen historike ndaj Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar popullin amerikan në Ditën e Falënderimeve, duke shprehur mirënjohjen për të gjithë ata që shërbejnë në vendin tonë.

Me këtë rast, i pari i PDK-së e përmendi edhe partneritetin dhe mbështetjen historike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës.

“Gëzuar Ditën e Falënderimeve popullit amerikan dhe të gjithë amerikanëve që shërbejnë në Kosovë!

Kjo është një ditë që na bashkon të gjithëve me mirënjohje, pavarësisht largësisë.

Jemi mirënjohës për miqësinë, partneritetin dhe mbështetjen historike e të pazëvendësueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendin tonë.

Shumë mirësi dhe bekime për të gjitha familjet amerikane! ” – ka shkruar Hamza.

Latest from Blog

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu

Sasa kërkon të largohet nga shtëpia

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa ka kërkuar që të largohet nga shtëpia. Këtë ua ka thënë dy banorëve të tjerë, Ibros dhe Kushtrimit, derisa është shprehur se të njëjtën gjë
Go toTop