Sezoni i katërt i spektaklit madhështor, Big Brother VIP Kosova, që nga nata e parë bëri bujë të madhe.
Diamanta Bajra, nga rrjetet sociale të BBVK, thotë se statistikat tregojnë që ka angazhim të madh në shikueshmërinë e këtij formati që bën për vete shqiptarët anekënd botës.
Sipas Bajrës, edicioni i katërt ka arritur shikueshmëri të lartë, qysh nga nisja e tij m ë 17 nëntor.
Bajra thotë se 800 milionë shikime janë arritur në të gjitha platformat në baza ditore.
“Krahasuar me edicionin të kaluar, në periudhën e njëjtë, këtë sezon, kemi 200% shikueshmëri më të lartë”, u shpreh Bajra.