November 27, 2025
1 min read

Rama: Proritet absolut janë nevojat e qytetarëve, asnjë kalkulim politik mbi ta

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme, me dy pika të rendit të ditës.

1. Propozim – vendimi për bartjen e mjeteve nga viti 2024 në 2025; dhe

2. Propozimi për miratimin e buxhetit për vitin 2026.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, gjatë fjalimit të tij deklaroi se do të jetë çdoherë afër qytetarëve.

“Këtu nuk jemi për politika ditore, por për vendime të mëdha që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve. Para nesh janë dy vendime thelbësore për funksionimin normal të kryeqytetit. Kemi bartjen e mjeteve nga viti paraprak në vlerë prej 28 milionë eurove, dhe votimin e buxhetit për vitin 2026-të”, tha Rama.

“Në këtë situatë të ndjeshme financiare dhe institucionale, prioritet absolut janë nevojat e qytetarëve, asnjë kalkulim politik nuk guxon të vihet mbi nevojat e tyre. Fondet që po i trajtojmë sot do të shfrytëzohen menjëherë për funksionalizimin e ndërmarrjeve publike, për mbrojtjen e vendeve të punës, për pagat e punëtorëve dhe për shërbimet bazike të kryeqytetit”, shtoi ai.

I pari i kryeqytetit i bëri edhe njëherë thirrje ministrit në detyrë të Financave Hekuran Muratit, që t’i miratojë 35 milionë eurot që i takojnë kryeqytetit prej tyre 25 milionë të hyra vetanake dhe 10 milionë grante.

Në këtë seancë po marrin pjesë 41 asamblistë.

Latest from Blog

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu

Sasa kërkon të largohet nga shtëpia

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa ka kërkuar që të largohet nga shtëpia. Këtë ua ka thënë dy banorëve të tjerë, Ibros dhe Kushtrimit, derisa është shprehur se të njëjtën gjë
Go toTop