November 27, 2025
1 min read

A po kërcënohen shoqet e Daorsës që pretendohet se e dinë të vërtetën për vdekjen e saj?

Arbër Zhubi, shoku i Daorsa Spahija, vajza nga Gjakova e cila vdiq tragjikisht më 5 nëntor në Tetovë, pretendon se një dëshmitare kyçe në këtë rast, është tentuar të rrëmbehet.

Në emisionin “Kosova Today”, Zhubi tregoi në mënyrë kronologjike se si ka ndodhur rasti.

“Ka qenë tentim rrëmbim, që shoqja dhe një nga dëshmitaret e rastit të Daorsës, e cila gjithmonë ka qenë afër Daorsës kur është përdorë dhunë. Shoqja e Daorsës, sapo është futur në Maqedoninë Veriore, pardje, ajo menjëherë ka filluar të përndiqet. Në mbrëmje, ditën e parë që ka shkelur në Maqedoni të Veriut, ka parë një veturë që e ka ndjekur për disa minuta, më pas është futur në një kahje tjetër. Ngjarja ka ndodhur prapa spitalit në Tetovë. Ajo, e ka parë që e njëjta veturë po e ndjek sërish, dhe kur ka filluar t’i afrohet më shumë, ajo është futur në apartamentin e një personi të afërt, dhe ka qëndruar aty gjithë natën”.

“Kur është zgjuar në mëngjes për të shkuar në spital, pasi po kryen praktikën, ajo ka parë që e njëjta veturë, e markës Mercedes me targa të Shkupit po e përndjekë, dhe ajo menjëherë ka vrapuar drejt Prokurorisë. Prokuroria i ka thënë nuk ke dëshmi, nuk ke prova dhe nuk ke fakte, nën arsyetimin që nuk mund të hapin lëndë, duke i thënë që t’i referohet Policisë”, u shpreh ai.

Sipas Zhubit, ambasada e Kosovës në Maqedoni, i ka ofruar viktimës një makinë për ta përcjellë menjëherë në Kosovë, pasi siç thotë ai, ajo është e rrezikuar nga “bandat” atje.

Ai shton se këto rreziqe ndaj shoqeve të Daorsës vijnë për shkak se të njëjtat, sipas tij, kanë qenë në dijeni për dhunën që i është bërë Daorsës nga ish i dashuri i saj.

Madje, Zhubi thotë se sot, ka kuptuar se Hevzi Sejdiu, ish i dashuri i Daorsës ka parë trupin e pajetë të viktimës, pasi kishte zbritur nga apartamenti ku dyshohet se Darosa ra për vdekje.

Latest from Blog

Bebe Rexha reagon për vdekjen e Shpat Kasapit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Shpat Kasapi. Në një story në Instagram, Bebe ka publikuar një video të Shpatit, ku kishte interpretuar këngën “Cohu

Sasa kërkon të largohet nga shtëpia

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa ka kërkuar që të largohet nga shtëpia. Këtë ua ka thënë dy banorëve të tjerë, Ibros dhe Kushtrimit, derisa është shprehur se të njëjtën gjë
Go toTop