Kryetari i Shkodrës, Benet Beci ka publikuar pamje nga vizita e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në këtë qytet.
Ai në një postim në Facebook shkruan se në se në ë Javën e Pavarësisë, Shkodra ka mirëpritur të parën e shtetit të Kosovës.
“Sot pata nderin të pres në Bashkinë Shkodër Presidenten Osmani një figurë shtetformuese, simbol të demokracisë dhe gruas lidere në hapësirën mbarëshqiptare”.Bashkëbiseduam për projektet që forcojnë lidhjen Shkodër–Kosovë dhe për vizionin e përbashkët të zhvillimit kulturor, turistik e ekonomik”, shkruan Beci.
Mes tjerash, kreu i këtij qyteti ka cituar deklaratën e Osmanit gjatë kësaj vizite e cila tha se qyteti i Shkodrës ka qenë portë e hapur për vëllezërit e Kosovës.
“Siç u shpreh edhe Presidentja Osmani, Shkodra ka qenë përherë një portë e hapur për vëllezërit e Kosovës dhe mbetet një pikë referimi për miqësinë dhe bashkëpunimin mes dy vendeve tona”.
“Përshëndes Presidenten Osmani për vizitën dhe vlerësimin e saj ndaj Shkodrës”, shtoi ai.