Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka uruar Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke e cilësuar vendin si një aleat të rëndësishëm brenda Aleancës.
“Gëzuar ditën kombëtare të #Aleatëve tanë shqiptarë. Shqipëria është një nga 33 kombet kontribuese të trupave në misionin e KFOR”, shkruhet në urimin e tyre në Facebook.
Sot Shqipëria feston plot 113 vjet shtet.
Ky 28 nëntor i 1912-tës, shënon një nga datat më të mëdha në histori për shqiptarët anekënd globit.