December 1, 2025
1 min read

Art Without Limit International Film Festival nis sot në Prishtinë

Edicioni i 6-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Art Without Limit, nis sot dhe zgjat deri më 3 dhjetor në Kino Armata në Prishtinë, festival ky që sjell histori të fuqishme dhe krijues që e jetojnë artin pa kufij.

Mbrëmja e sotme sjell premierën e filmit të shkurtër dokumentar “SARA”, të realizuar nga Art Without Limit.

Edicioni i këtij viti sjell një program të pasur me filma ndërkombëtarë dhe vendas, aktivitete të dedikuara për fëmijë, panele të rëndësishme diskutimi, si dhe programe speciale si “Women Empowerment” dhe “XR – Interaction Without Limits”.

Gjatë festivalit do të shfaqen 50 filma të përzgjedhur nga e gjithë bota, përfshirë dokumentarë, dramë (fiction) dhe animacione, ndërsa në mesin e mysafirëve do të jenë profesionistë të njohur të industrisë së filmit, përfshirë producentin danez Kim Magnuson, katër herë fitues të çmimit OSCAR (Academy Award for Best Short Film).

Aktivitetet të veçanta përgjatë tre ditëve të festivalit do të jenë edhe “Art Without Limit Kids” – që edhe këtë vit, vjen i pasur me aktivitete për fëmijë dhe të rinj, duke krijuar një hapësirë të veçantë për kreativitet dhe përfshirje.

Festivali gjithashtu mbështet dhe promovon kampanjen “16 Ditët e Aktivizmit”, duke forcuar përkushtimin për barazi, drejtësi dhe mbrojtjen e të drejtave të grave.

Nata finale e festivalit përkon me Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara dhe do të përqendrohet në fuqinë e kinemasë për të rritur ndërgjegjësimin dhe kuptimin e çështjeve të aftësisë së kufizuar, dhe krejt në fund do të mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve.

Art Without Limit International Film Festival promovon artin, kreativitetin dhe fuqizimin shoqëror.

Latest from Blog

Go toTop