December 1, 2025
1 min read

Ramush Haradinaj shpreh ngushëllime për vdekjen e Mehmet Bojkut

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Mehmet Bojkut, i cili ishte kryetari i parë i Deçanit.

Në një postim në Facebook, ai ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve.

“Pas luftës, Deçanin e administroi Ibrahim Selmanaj, deri në zgjedhjet e para të lira. Pas zgjedhjeve të para, Mehmet Bojku udhëhoqi Deçanin si i zgjedhuri i parë me votë”.

“Ndarja e tij nga jeta lë boshllëk të madh te familja dhe te të gjithë që e kanë njohur. Do të kujtohet gjithmonë si një njeri me vlera atdhetare dhe si udhëheqës unifikues në proceset e para shtetndërtuese”.

“Ngushëllime familjes Bojku, miqve e bashkëpunëtorëve. U prehtë në paqe!”, ka thënë Haradinaj.

Latest from Blog

Go toTop