by
December 1, 2025
1 min read

Kunati i Albulena Haxhiut pritet të jetë në listën e kandidatëve për deputet nga AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i ka intensifikuar veprimet për gjetjen e figurave të reja  për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Më herët u raportua për aderimin e ish-kryeministrit Agim Çeku në këtë subjekt.

Por, ky nuk do të jetë aderimi i vetëm. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Dardan Krasniqi pritet të jetë kandidat për deputet nga partia e Ramush Haradinajt.

Krasniqi është i njohur në opinion për qëndrimet e tij dhe analizat që bën karshi zhvillimeve politike në vend. Ai ishte pjesë e luftës së lavdishme të UÇK-së si një nga ushtarët më të rinj. 

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop