December 2, 2025
1 min read

Shtyhet seanca paraprake ndaj Erion Veliajt

Është shtyrë për në datën 5 dhjetor gjykimi paraprak ndaj Erion Veliajt dhe të tjerëve.

Shtyrja e seancës u bë në pranim të kërkesës së Veliajt për t’u konsultuar me avokatët e tij për vijimin e gjykimit.

Gjatë seancës së sotme Veliaj i ka kërkuar gjykatës t’i krijohet mundësia për të studiuar aktet e dosjes përmes pajisjeve teknologjike. Në të kundërt, sipas tij, të lejohet të shkojë në gjykatë çdo ditë për të studiuar aktet. Kërkesa iu refuzua nga gjykata.

Më tej, Veliaj ka kërkuar që në sallën e gjyqit të mos qëndrojë në kafazin e xhamit, pasi, sipas tij, ky është trajtim degradues.

Latest from Blog

Rritet numri i vizitorëve në hotelet e Kosovës

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e hotelerisë për muajin maj 2026, sipas të cilave sektori hotelier ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve krahasuar me po të njëjtën
Go toTop