December 2, 2025
1 min read

Haradinaj kujton Tallën, Durmishin e Maliqin në 27-vjetorin e rënies: Flijuan veten për liri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kujtuar dëshmorët, Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi në 27-vjetorin e tyre të rënies.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj tha se populli përulet para këtyre tre dëshmorëve, të cilët flijuan veten në kërkim të lirisë.

“Rënia e tyre heroike u shndërrua në burim force që të vazhdohet rruga për liri. Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, intelektualë e luftëtarë, 27 vjet më parë u flijuan në kërkim të lirisë. Përulemi para veprës së tyre në shërbim të Atdheut.  Lavdi!”, ka shkruar kreu i AAK-së.

Latest from Blog

Gjermania: Kosovës i duhen institucione funksionale

Gjermania ka reaguar ndaj krizës së re institucionale në Kosovë. Në Konferencën Federale të Shtypit në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, theksoi rëndësinë e institucioneve funksionale në vend.
Go toTop