The White House
December 2, 2025
1 min read

Shtëpia e Bardhë: Komandanti i Marinës Amerikane urdhëroi sulmin e dytë ndaj anijes në Venezuelë

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se një komandant i lartë i Marinës Amerikane urdhëroi një raund të dytë sulmesh ushtarake ndaj një anijeje të dyshuar venezueliane që transportonte drogë.

“Admirali (Frank) Bradley punoi mirë brenda autoritetit të tij dhe ligjit” në urdhërimin e sulmit shtesë, tha të hënën Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavit.

Leavitt konfirmoi se Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth autorizoi sulmet, por nuk dha urdhër për të “vrarë të gjithë”, siç raportoi Washington Post .

Sulmi i dytë thuhet se u krye pasi dy persona i mbijetuan shpërthimit fillestar dhe ishin kapur pas anijes që po digjej.

Si ligjvënësit republikanë ashtu edhe ata demokratë kanë shprehur shqetësim për raportin dhe janë zotuar se do t’i shqyrtojnë sulmet nga Kongresi.

Latest from Blog

Go toTop