Detaje të reja rreth mënyrës se si është planifikuar dhe realizuar rasti që tronditi vendin, vrasja e Liridona Ademajt, nga tre të akuzuarit, ish-bashkëshorti Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, u zbuluan përmes Dokumentit të Forenzikës Psikiatrike.
E lidhur me këtë çështje, gazetarja Tërshani foli sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova.
Ajo theksoi se mënyra se si Murseli e ka dhënë dëshminë e tij në raportin forenzik pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin gjyqësor.
“Pikërisht kjo mënyrë e dëshmisë që e ka dhënë Naim Murseli do të luajë rol në procesin e gjykimit. Sepse e dimë se në momentin kur policia ka shkuar në shtëpinë e Granit Plavës për ta arrestuar, pasi ishte zbuluar plani që kishin bërë, ai ka bashkëpunuar me policinë. Në dosje thuhet se ai u ka treguar edhe vendndodhjen e armës që ka kryer vrasjen”.