Numri i personave të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës në ishullin Sumatra të Indonezisë u rrit në 708 të martën, tha agjencia e fatkeqësive natyrore, ndërsa autoritetet nxituan të riparonin infrastrukturën dhe të shpërndanin ndihmë në zonat e izoluara.
Agjencia në një konferencë për shtyp vonë të martën tha se 708 persona ishin vrarë që nga java e kaluar, një shifër më e ulët se 753 të raportuara në faqen e saj të internetit më herët gjatë ditës. Ajo nuk dha një arsye për mospërputhjen.
Agjencia indoneziane e fatkeqësive natyrore tha se ekipet po i jepnin përparësi shpërndarjes së ndihmës nëpërmjet tokës, detit dhe ajrit, pastrimit të rrugëve të bllokuara dhe riparimit të infrastrukturës së dëmtuar.
“Shpresojmë vërtet se mund ta përshpejtojmë shpërndarjen e logjistikës”, tha zëdhënësi Abdul Muhari.