December 3, 2025
1 min read

“Deri në fund të muajit dhjetor…”, ARRU del me sqarim për rritjen e tarifave të ujit

Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit ka sqaruar se është duke u marrë me procesin e rregullt tre-vjeçar të përcaktimit të tarifave të ujit.

Përmes një njoftimi, ky autoritet thekson se janë në fazën e shqyrtimit të aplikacioneve tarifore të pranuara nga ofruesit e shërbimeve të ujit.

“Procesit të përcaktimit të tarifave, ashtu siç e parasheh korniza ligjore, i paraprin diskutimi publik, të cilin jemi duke e zhvilluar nëpër të gjitha regjionet”.

“Secila prej Kompanive Rajonale të Ujit (KRU) e paraqet kërkesën tarifore për tre vitet e ardhshme, e në anën tjetër Autoriteti Rregullator i Shërbimeve të Ujit, do të bëjë analizën dhe vlerësimin e pavarur profesional të aplikacioneve sipas metodologjisë tarifore duke i sfiduar Kompanitë Rajonale për rritje të efiçiencës. Në fazën aktuale të procesit të shqyrtimit të aplikacioneve tarifore, nuk mund të flasim për nivele tarifash”, thonë nga ARRU.

Po ashtu bëhet e ditur se ky proces do të përfundojë deri në fund të muajit dhjetor, kur edhe do të lëshohen Urdhëresat Tarifore për tre vitet e ardhshme (2026-2028) për të gjitha Kompanitë Rajonale të Ujit.

Latest from Blog

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop