December 3, 2025
1 min read

Rifat Latifi zgjidhet drejtor i QKSTK-së në Universitetin e Prishtinës

Ish-ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi është zgjedhur drejtor i Qendrës për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës (QKSTK) në Universitetin e Prishtinës.

Qendra për Kërkime, Simulime dhe Trajnime të Avancuara Kirurgjike dhe Mjekësore të Kosovës në UP, sipas njoftimit zyrtar, do të ofrojë mbështetje në edukim dhe hulumtim për të gjitha degët kirurgjike dhe do të trajtojë çështje të rëndësishme si diplomacia mjekësore dhe teknologjitë e avancuara.

Qendra pritet të angazhojë profesionistë mjekësorë dhe inxhinierë nga vendi dhe bota, me qëllim ofrimin e mundësive për bashkëpunim dhe zhvillimin e programeve të avancuara të trajnimit.

Objektivat kryesorë të QKSTK-së përfshijnë krijimin e programeve gjithëpërfshirëse, përmirësimin e aftësive kërkimore dhe integrimin e teknologjive të avancuara. Qendra do të shërbejë gjithashtu si platformë edhe për publikimet e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës dhe do të zhvillojë bashkëpunime me universitete e institucione ndërkombëtare.

Latifi, theksoi se ajo do të jetë një institucion kryesor për arsimim, kërkim dhe avancim teknologjik në fushën e kirurgjisë, duke përfshirë mjekësinë kirurgjikale, traumën dhe urgjencën.

Ndërkohë, këtë ide, Latifi e kishte sa ishte ministër i Shëndetësisë, mirëpo po e realizon jashtë petkut politik.

Latest from Blog

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop