December 3, 2025
1 min read

Ambasadori gjerman kritikon refuzimin e certifikimit të Listës Serbe

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph ka shprehur keqardhje për, siç ka thënë, sjelljen penguese të disa anëtarëe të KQZ-së në refuzimin për certifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, ai thotë se zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë.

“Më vjen keq për sjelljen penguese të disa anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në refuzimin për të certifikuar Listën Serbe për zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme. Procesi zgjedhor dhe përgatitjet teknike për zgjedhjet duhet të jenë të lira nga manovrimet politike nga aktorët politikë”, ka shkruar ambasadori gjerman.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe Ambasada e ShBA-së në Kosovë, e cila thotë se përpjekjet e VV-së për të bllokuar certifikimin e Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë dritëshkurtra dhe përçarëse.

Latest from Blog

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop