December 3, 2025
1 min read

Ambasada e ShBA-së: Përpjekjet e VV-së për ta bllokuar certifikimin e Listës Serbe janë përçarëse

Ambasada amerikane në Kosovë, ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Përmes një reagimi në Facebook, ambasada thotë se përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për ta bllokuar certifikimin që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet e Kosovës janë shkurtpamëse dhe përçarës.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtat e tyre demokratike. Veprime të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA-së, përfshirë rinisjen e dialogut tonë strategjik për avancimin e mundësive për bizneset amerikane dhe kosovare”, thuhet tutje në njoftim.

Latest from Blog

Zjarr në një objekt në Begracë të Kaçanikut

Një objekt në fshatin Begracë të Kaçanikut është përfshirë nga zjarri, duke shkaktuar panik te banorët e zonës. Një qytetar ka vërejtur flakët në momentet e para dhe ka reaguar menjëherë, duke
Go toTop