December 3, 2025
1 min read

“E shfrytëzoi dashurinë e Edit”, Dolce kritikohet ashpër pasi deklaroi se është beqare

Konkurrentja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Dolce, e cila është transferuar në Grande Fratello, shkëmbim ky historik mes dy formateve, ka deklaruar se është beqare gjatë qëndrimit të saj në Itali.

Madje, ajo tha se asnjë mashkull në shtëpinë më të madhe në trojet shqiptare, nuk është tip i saj.

Nga ana tjetër, Edi po vuan largimin e Dolces nga Big Brother VIP Kosova.

Sipas gazetarit, Agon Rexhepi, Dolce ka shfrytëzuar imazhin dhe dashurinë e Edit.

“Ajo e harroi sapo arriti në Itali”, tha ndër të tjera ai.

Ndërsa miku i Edit, Xim Hajzeri, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se çdo gjë që i bën mirë atij, përkrahet nga familja.

“Por ne nuk e dimë nëse ajo është e sinqertë”, tha ai.

Latest from Blog

Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Sadriu

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe bashkëpunëtorë, vizitoi sot familjen Sadriu për të shprehur ngushëllimet e tij me
Go toTop