Pas kontrolleve të kryera në J|Medical, vijnë lajme të reja për mbrojtësin e Juventusit, Federico Gatti.
Bëhet fjalë për këputje të meniskut. Pas dëmtimit të pësuar në Kupën e Italisë kundër Udineses, të martën më 2 dhjetor, Federico Gatti iu nënshtrua ekzaminimeve për të kuptuar shkallën e problemit.
Në pritje të njoftimit zyrtar, Paolo Aghemo i Sky Sport raportoi se testet instrumentale zbuluan këputjen e meniskut të këmbës së djathtë për italianin.
Mbrojtësi do të qëndrojë jashtë fushave për të paktën një muaj, me vitin 2025 që mund të konsiderohet i përfunduar për të. Në këtë drejtim Gatti do të humb ndeshjet me Napolin, Pafos, Bologna, Roma dhe Pisan.