December 4, 2025
1 min read

Mogherini jep dorëheqje si rektore e Kolegjit të Evropës

sh-përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Europian Federica Mogherini ka dhënë dorëheqjen si rektore e Kolegjit të Evropës.

Ish-shefja për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, dhe dy të tjerë janë akuzuar zyrtarisht për mashtrim në prokurim dhe korrupsion, konflikt interesi dhe shkelje të sekretit profesional, tha të mërkurën Zyra e Prokurorit Publik Evropian (EPPO).

Të tre u ndaluan të martën si pjesë e një hetimi të BE-së për mashtrim dhe tani janë liruar ndërsa hetimi është duke vazhduar, thamë tutje kjo zyre, duke shtuar se ata nuk konsideroheshin si rrezik arratisjeje.

EPPO iu referua dy të dyshuarve të tjerë si një anëtar i lartë i stafit në Kolegjin e Evropës në Bruges dhe tjetrit si zyrtar i lartë nga Komisioni Evropian.

Tre burime i thanë Reuters se një nga të ndaluarit ishte diplomati i lartë i BE-së, Stefano Sannino.

As Mogherini dhe as Sannino nuk mund të kontaktoheshin për koment.

“Të gjithë personat konsiderohen të pafajshëm derisa të provohet fajësia nga gjykatat kompetente belge”, tha gjithashtu EPPO. Arrestimet e tyre pasuan bastisjet në shërbimin diplomatik të BE-së në Bruksel, në Kolegjin e Evropës – një universitet elitar në Bruges që edukon shumë zyrtarë të BE-së – dhe në shtëpitë e të dyshuarve.

Mogherini ishte përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë dhe shefe shërbimit të saj diplomatik nga viti 2014 deri në vitin 2019. Ajo u bë rektore e Kolegjit të Evropës në vitin 2020.

Sipas EPPO-së, hetimi ka të bëjë me “mashtrim të dyshuar në lidhje me trajnimin e financuar nga BE për diplomatët e rinj”.

Mogherini dhe Sannino, të dy shtetas italianë, janë të njohur në qarqet diplomatike të Brukselit dhe lajmi për ndalimet e tyre shkaktoi tronditje në komunitetin e BE-së.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop