Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar gjatë mbledhjes së sotme, procedurën e votimit dhe numërimit në vendvotime.
Pos kësaj, KQZ miratoi edhe procedurën e Qendrës Komunale të Numërimit.
Miratimi i radhës u bë edhe për kurrikulën e trajnimit “Trajnimi i trajnerëve”.
Po ashtu, KQZ miratoi edhe programin e trajnimit për trupat menaxhuese të zgjedhjeve dhe stafin zgjedhor për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më 28 dhjetor.