December 4, 2025
1 min read

Dogana zbarkon në një barnatore të Prishtinës, zbulon barna të rrezikshme

Zyrtarët doganorë, gjatë një kontrolli të realizuar sot në një barnatore në Prishtinë, ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të barnave të ndryshme me banderola të shteteve të huaja.

Sipas njoftimit të Doganës, këto produkte nuk janë importuar përmes zinxhirit zyrtar të furnizimit dhe nuk figurojnë të jenë futur në Kosovë nëpërmjet procedurave ligjore doganore.

“Barnat e gjetura përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve, pasi origjina, cilësia dhe kushtet e ruajtjes së tyre nuk janë të garantuara sipas standardeve të kërkuara”, thuhet në njoftim.

Dogana e Kosovës ka sekuestruar të gjitha produktet dhe ka iniciuar procedurat ligjore ndaj subjektit përgjegjës.

Latest from Blog

Përmbytjet e shpejta në Nairobi vrasin 10 persona

Punonjësit e ndihmës nxorën trupa nga ujërat e përmbytjeve në të gjithë Nairobin të shtunën, pasi përmbytjet e shpejta gjatë natës vranë të paktën 10 persona, rrëmbyen dhjetëra makina dhe ndërprenë fluturimet

ShKShMK nis operacion në Bjeshkët e Sharrit

Shërbimi i Kërkim‑Shpëtimit Malor i Kosovës (ShKShMK) ka bërë të ditur se është duke zhvilluar një operacion në Bjeshkët e Sharrit. Përmes një njoftimi në Facebook, ky shërbim ka treguar se ekipet
Go toTop