December 5, 2025
1 min read

Asamblistët shqiptarë të Mitrovicës së Veriut: S’frikësohemi, jemi këtu për t’u betuar

Asamblistët shqiptarë në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Emir Azemi dhe Aida Doli, kanë kërkuar nga asamblistët e komunitetit serb që të mos politizojnë asgjë në mbledhjen solemne për betimin e kryetarit të ri të kësaj komune.

Ata theksuan se nuk frikësohen, por që janë në këtë mbledhje për t’u betuar dhe për ta konstituuar Kuvendin Komunal.

“Nuk ka nevojë kurrgjë me politizu, kemi ardh me u betu në mbledhje solemne, të kryhet kjo procedurë, të respektohet ligji dhe rendi”, tha Emin Azemi.

“Ne jemi në qytetin e veriut të Mitrovicës, jemi përzgjedhur nga qytetarët e Kosovës. Jemi këtu për të konstituuar Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, sa i përket policëve, ne nuk frikësohemi e as nuk po shohim ndonjë polic në sallë”, tha nga ana tjetër asamblistja shqiptare.

Latest from Blog

Krerët e shtetit nderojnë viktimat e Reçakut

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe kryeparlamentari Dimal Basha, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak. Homazhet u mbajtën në nderim të 45 viktimave që u masakruan 27
Go toTop