Ish-ushtari britanik që mori shtetësinë e Kosovës dhe ishte pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës, Jon Harrison ka folur për mënyrën se si u bë pjesë e UÇK-së.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, ai tregoi se kishte vendosur të vinte në Kosovë për të ndihmuar, duke u bazuar në përvojën e tij në luftën në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Sikurse e thashë, isha pjesë e ushtrisë kroate për gjashtë vite. Kur Kosova filloi, mundoja shumë përmes Ambasadës së Shqipërisë të vij këtu. Një burrë më ndaloi disa herë, por unë vazhdoja përpjekjet. Më pas kam rënë në kontakt… dhe me Bajram Gecajn dhe brenda dy javësh erdha në Kosovë. Nuk doja të lejoja që ajo që ndodhi në Bosnje, nga forcat serbe, të përsëritej, sepse ishte e pafalshme. Dhe nuk doja që kjo të ndodhte sa unë jam gjallë”, tha ai.